Kush janë dy futbollistët e ftuar për herë të parë nga Kosova?

7 Qershori tashmë është afruar dhe selektori i Kosovës tashmë ka zbuluar listën e lojtarëve të ftuar.

Ajo që ka qenë e ditur që në fillim, mungesa e Hekuran Kryeziut dhe Valon Berishës, me çka Challandes i ka zëvendësuar me Anel Rashkajn dhe Florent Hadërgjonajn, i cili pas një kohe të gjatë ka pranuar ta djersitë fanellën verdhë e kaltër, shkruan GazetaBlic.


Por interesant është fakti për dy futbollistët që shumë pak tifozë i kanë njohur, Ylldren Ibrahimaj dhe Ibrahim Dresheviq.

Ylldren Ibrahimaj është një mesfushor 23-vjeçar, i cili ka pasur mundësi ta përfaqësojë edhe Norvegjinë

Para se të ftohej këtë herë nga Kosova, Ibrahimaj nuk e kishte përfaqësuar asnjë ekip kombëtar deri më tani. Ndërsa, qysh nga qershori, ai do të jetë pjesë e “Dardanëve”.

Ibrahim Dresheviq ndërkaq,luan për Heerenveen, ku kaloi gjatë afatit kalimtar të janarit të këtij viti nga Elsborg.

tëtë sezon ai i ka zhvilluar tetë ndeshje, gjashtë në Eredivisie dhe dy në Beloften Eerste Divisie.

/GazetaBlic/

Burimi