Lajme

Kush është “i forti” i Peqinit që i theu nofullën policit, i dënuar për vrasje por ende në arrati

Loading...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan një javë më parë, ku një efektiv policie është goditur nga 3 persona të cilët kanë deri aty sa i kanë thyer nofullën. Autorët po udhëtonin me makinë nga Elbasani drejt Peqinit kur një patrullë policie u ka bërë shenjë të ndalonin. Mësohet se një prej personave në makinë ishte Astrit Sufali, i cili, në debat e sipër me policët, goditi njërin prej tyre, duke i thyer nofullën. Në sherr u përfshinë edhe dy personat e tjerë në makinë me iniciale B.T dhe Q.M. Pas ngjarjes ata janë larguar menjëherë ndërsa nuk është bërë ende e mundur kapja e tyre.

Kush është Astrit Sufali?

Ai rezulton në kërkim për vrasje në vitin 2012, në Itali, ku është i dënuar me 19.7 vite burg. Në shtator të vitit 2017 ai u arrestua, pasi ishte në kërkim edhe për një vrasje të vitit të largët 1998. Arrestimi u bë në Peqin me qëllim ekstradimi në shtetin Italian, por u la në masën e sigurisë arrest shtëpie, të cilën e theu duke lëvizur i lirë.

Loading...

Marre nga Next TV

Loading...
SuperDyqani