Kush është 24-vjeçari që u vra dje në Laç, dinamika e sherrit për një vend parkimi (FOTO+VD)

Laç- Me një breshëri kallashnikovi u vra mbrëmjen e djeshme në Laç  pranë Gjykatës së këtij qyteti 24-vjeçari Viktor Shkorreti.

Mësohet se disa bashkëmoshatarë të tij, kanë dashur të parkojnë në vendin ku po linte makinën, viktima, 24-vjeçar. Menjëherë mes tyre lindi një sherr dhe njëri nga të përfshirët nxori automatikun dhe me një breshëri  plumbash dhe vrau 25-vjeçarin. Viktima është me orgjinë nga Mirdita dhe prej vitesh jetonte në qytetin e Laçit.

Dinamika e ngjarjes pritet të zbardhet nga policia, e cila ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Po ashtu janë ngritur post-blloqe të shumta për të bërë të mundur kapjen e autorëve të dyshuar.

Theksojmë se një ditë më parë qyteti i Laçit kishte shumë vizitorë pasi ishte dita e Shna Ndoit. Mijëra besimtarë shkruan në kishën e Laçit për të falur mëkatet dhe plotësuar dëshirat e tyre.

Njoftimi i policisë:

Kurbin/Informacion paraprak Në afërsi të stadiumit në Laç – Kurbin, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi V.SH. 24 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

Në ndihmë të Policisë Vendore, për të bërë të mundur zbardhjen sa më shpejt të ngjarjes, janë nisur një grup specialistësh nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Kurbin dhe FNSh, po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve.

J.V/Dosja.al

 

The post Kush është 24-vjeçari që u vra dje në Laç, dinamika e sherrit për një vend parkimi (FOTO+VD) appeared first on .

Marre nga