Lajme

Kurrë nuk do ta harroj atë të ditë –

Loading...


Një muaj pas tragjedisë ku një 27-vjeçar vrau të birin, 4 vjeç dhe më pas veten, për mediat greke ka folur e ëma e fëmijës.

Nëna 21-vjeçare e djalit ka rrëfyer se si kishte nisur sherri mes çiftit dhe ndjesinë që kishte përjetuar kur kishte parë të pajetë në krevat bashkëshortin dhe të birin.

“Pesë vjet që ishim bashku kurrë nuk e kemi humbur dashurinë për njëri-tjetrin. Ai ishte në dashuri me mua dhe unë isha në dashuri me të. Unë e dua dhe nuk e di nëse mund ta rindërtoj jetën time pa të dhe Vasilin tim”, rrëfen Ioanna për protothema.gr.

Më pas, 21-vjeçarja ka treguar se sherri mes tyre kishte nisur pasi ai mendonte se ajo kishte një marrëdhënie jashtëmartesore, kur e vërteta ishte krejt ndryshe. Pasi ishte sqaruar me të ajo kishte shkuar tek shtëpia e të vëllait për të qetësuar një sherr mes tij dhe bashkëshortes së tij.

“Disa nga komshinjtë më thanë që e kishin parë më armë zjarri. Por kurrë nuk ma merrte mendja se do të bënte atë që bëri.”

Më pas ajo ka treguar edhe momentin tragjik.

“Unë kurrë nuk do ta harroj atë të dielën kur shkova në shtëpi dhe pashë në shtratin tim djalin dhe burrin tim. Ai më kishte lënë një shënim ku shkruhej:

Ioanna fëmija nuk kuptoi asgjë. Gjithçka shkoi për dreq por ti duhet të heqësh dorë.”

“Dhe unë kurrë nuk hoqa dorë,”– tha 21-vjeçarja.

Marre nga TPZ.al

Loading...
SuperDyqani