Kupa e Botës U20: Japonia barazon ndaj Ekuadorit, Kolumbia fiton ndaj Polonisë

Miralem Pjanic ka lavdëruar Max Allegri për menaxhimin e tij të jashtëzakonshëm të Juventusit dhe zbuloi se ai e refuzoi Francën.

Allegri solli Pjanicin tek Juve nga Roma tre vjet më parë, ndërsa mesfushori u transferua në Francë kur ai ishte vetëm 14 vjeç, përcjell GazetaBlic.

“Allegri ishte gjithmonë i jashtëzakonshëm. Nuk është e lehtë për të menaxhuar një grup, por trajneri ynë ishte gjithmonë në gjendje të bënte këtë “, tha Pjanic.

“Unë mund të luaja për Francën. Në moshën 18 vjeaçare, kur luaja në Lyon, trajneri i tyre më thirri. Ai ishte i interesuar për mua, por ishte shumë keq – pasi edhe Bosnja më kishte kontaktuar jo shumë kohë më parë, dhe të luaja për vendin tim ka qenë gjithmonë ëndrra ime.”

“Ishte opsioni më i komplikuar, por në moshën 17 vjeçe kisha vendosur”, përfundoi ai.

/GazetaBlic/

The post Pjanic: Kam refuzuar këtë super kombëtare appeared first on GazetaBlic.

Burimi