Sport

Kukësi kërkon Superkupën, bashkë me trofeun Duro do edhe Abazaj –

Loading...

Nga Superkupa te merkato. Shpëtim Duro ka folur pëpara mediave për objektivat e Kukësit në sezonin e ri, që nis të dielën me sfidën e rëndësishme kundër kampionëve të Superligës për trofeun e parë. “Sigurisht që një ndeshje ndryshon, kur lufton për objektiva gjatë gjithë kampionatit, dhe ndryshe është situata kur për një ndeshje fiton një trofe. Është i rëndësishëm për të dyja skuadrat, një test pozitiv. Janë dy ekipe që kanë rivalizuar sezonin e kaluar. Them që, kjo e bën interesante finalen e Superkupës. Partizani, duke iu referuar ndeshjeve të fundit në Europë, është më para. Kukësi ka ndryshime, sepse janë larguar tre lojtarë bazë, si Cuculi, Rrumbullaku dhe Rama. Janë linja e krahut të majtë. Kemi punuar gjithë javën, për t’i zëvendësuar, dhe për ta përgatitur këtë takim”, ka thënë Duro.

Duro
Duro

Tekniku ka rrëfyer edhe lëvizjet e klubit verilindor për të larguar shumë futbollistë. “Puna e merkatos në çdo skuadër është proces. Iu referova këtyre tre largimeve, që kanë qenë tani së fundmi. Shameti ka kohë që nuk aktivizohet. Nuk ka qenë koha në favorin tonë, sepse filloi shumë shpejt. Po tentojmë t’i zëvendësojmë. Ardhja e parë ishte Kotobelli që zëvendëson Rrumbullakun. Sot paraqitet në stërvitje lojtari nigerian që është aktivizuar në Kroaci, që zëvendëson Cuculin”.

Loading...
Shameti
Shameti

“Këtë javë, po tentojmë për një goditje që të jetë në nivelin e Ramës në sulm. Gjici është i gatshëm, po punojmë shumë edhe me Nexhipin për ta plotësuar skuadrën. Duhet edhe koha e duhur për ambientimin me skuadrën. Unë kam dy javë që kam marrë drejtimin e skuadrës. Duke parë Kukësin e sezonit të kaluar, nuk do doja t’i hiqja asnjë centimetër skuadrës. Erdha te Kukësi, sepse nga ajo skuadër sezonin e kaluar, nuk do largoja asnjë centimetër, por këto janë gjëra që ndodhin për arsye të ndryshme. Ka situata të tilla, dikush nuk bie dakord për kontratën me klubin. Valdeti për arsye të justifikueshme, personale, nuk do jetë. Ideja ime ishte që ta mbaja atë skuadër, që mora në drejtim. Baza e skuadrës është, gjysma e atyre që janë larguar nuk kanë qenë të nevojshëm. Kemi marrë Gavazajn, Dakun. Kotobelli, Xhika. E rëndësishme është që baza të jetë. Mund të jenë larguar disa që janë bazë, por shumë të tjerë kanë ikur sepse nuk kanë qenë të nevojshëm. Po nuk largove, nuk merr dot të tjerë. Me ngadalë, skuadra do e marri fizionominë. Do jemi skaudër e fortë, me pikësynime. Nëse marrim 2 lojtarë që kemi në projekt, do jemi mire”, ka vijuar trajneri, që ka konfirmuar gjithashtu largimin e Valdet Ramës dhe emrin e Kristal Abazaj si objektiv kryesor në merkato.

B9718558487z.1 20190212133018 000gcjcvebl9.2 0
B9718558487z.1 20190212133018 000gcjcvebl9.2 0

“Nuk ka asnjë sekret. Jemi në bisedime. Pastaj, a realizohet, do shohim. Me të po merret Nexhipi. OK-in e fundit e jep presidenti, edhe nga ana financiare. Di që Nexhipi është në tratativa me Abazajn. Nëse nuk bie dakord, kemi edhe një pistë tjetër nga jashtë. Nëse vjen Abazaj, jemi të kompletuar”, ka përfunduar Shpëtim Duro.
(balkanweb)

Marre nga Balkanweb

Loading...
SuperDyqani