Aktualitet Lajme

Kujtim Gjuzi-Ramës: “Mos rri pasiv, fto kundërshtarët politikë në tryezë”

Loading...

Deputeti i ri në Kuvend, Kujtim Gjuzi, është shprehur në një konferencë për mediat se kryeministri Edi Rama nuk duhet të rrijë pasiv, por të ftojë në tryezë kundërshtarët e tij politik.

Sipas Gjuzit, Rama nuk duhet ta konsiderojë palën kundërshtare si armikë, pasi të gjithë jemi shqiptarë, thotë ai.

Loading...

“Rama të ftojë në tryezë bisedimi kundërshtarët e tij politik, sepse nuk i ka armiq.  Ne jemi të gjithë shqiptarë, pavarësisht se jemi me parti politike të ndryshme.

Nuk bën që Shqipëria të mbajë një palë zgjedhje, ku në to të hyjë vetëm Partia Socialiste e Shqipërisë dhe të mënjanjohet partia që solli demokracinë në vend në vitet 1990, PD-në”, tha Gjuzi ndër të të tjera.

The post Kujtim Gjuzi-Ramës: “Mos rri pasiv, fto kundërshtarët politikë në tryezë” appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi

Loading...
SuperDyqani