Sport

Kualifikueset e Europa League –

Loading...

Laçi barazoi 1 – 1 në shtëpi në përballjen e parë të Europa League me Hapoel Beer Sheva, një ndeshje që edhe mund ta kishte fituar.

Kurbinasit realizuan shumë shpejt me Nwabueze pas 3 minutash lojë. Laçi pati mundësi të tjera shënimi, ndërsa Selmani shpëtoi në disa raste portën. Hapoel Beer Sheva shtoi presionin gjatë pjesës së dytë. Levi i sapofutur në fushë realizoi golin e barazimit në të 78’. Ky rezultat gjithsesi favorizon më shumë ekipin izraelit, por Laçi ka ende shpresë.

Loading...

Teuta u mund 3 – 0 në sfidën e parë këtë të enjte në fushën e skuadrës letoneze Ventspils. Durrsakët patën rastet e tyre, por hapësirat e lëna në mbrojtje i ndëshkuan, duke vështirësuar kualifikimin për në turin e dytë. Ndeshjet e kthimit do të luhen më 18 korrik.

Tv Klan

Marre nga TvKlan

Loading...
SuperDyqani