KOSOVA Lajme

Kryetari Mustafa takohet me strukturat e Forumit të Gruas së LDK-së

Loading...

Sot, gjatë ditës kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka takuar Kryesinë dhe kryetaret e Degëve të Forumit të Gruas së LDK-së, të udhëhequr nga kryetarja e Forumit të Gruas, znj. Lirije Kajtazi.

U diskutua për proceset aktuale nëpër të cilat po kalon vendi, të karakterizuar me qeverisjen skandaloze dhe shkeljen e Kushtetutës nga koalicioni PAN.

U vlerësua lart roli i grave në jetën politike dhe shtetërore të vendit sidomos roli dhe kontributi i tyre në LDK.


“Gratë në LDK kanë ndihmuar në të gjitha zhvillimet politike dhe kanë qenë faktor në zhvillimin e demokracisë së brendshme partiake”, ka thënë kryetari Mustafa.

Marre nga GazetaBlic

Loading...
SuperDyqani