Sport

Kryetari i ‘Plisave’: Jam me Trepçën 89′ në finalen e Kupës së Kosovës

Loading...

Trepça ’89 është njëri nga rivalët më të mëndhenj të Prishtinës, kurse ‘Torcida’ është grupimi i tifozëve me rivalitetin më të madh me ‘Plisat’.

Por, pavarësisht kësaj, i pari i ‘Plisave’, Albert Kastrati dëshiron që nesër në finale të Kupës të triumfojë Trepçës ’89, edhe pse me fitore të mitrovicasve, Prishtina nuk do të garonte në Evropë.

Sipas tij, Prishtina nuk ka nevojë për shërbim të askujt.


Ja statusi i tij pa ndërhyrje:

“Neser osht finalja e kupes te Kosoves , krejt njerzit po thojn qe osht e kryme loja fiton Trepqa9, amo edhe un jom me Trepqen89 me fitu ksaj radhe. Shkurt e shqip Prishtina nuk ka nevoj per kerkon hiq e dina krejt qe krejt qytetet gati jan kan kunder Prishtines edhe federata kunder Prishtines , besoj me u ndrru ket vit shum sene edhe mos me pas dollovere”, ka shkruar Kastrati në facebook.

Feronikeli edhe në rast të humbjes nesër në finale do të marrë pjesë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve si kampion.

Ndërkohë, 89-shi si finalist nëse humb, i hap rrugë Prishtinës për Ligën e Evropës si nënkampione.

Burimi

Loading...
SuperDyqani