Politike

Kryeministri Rama i përgjigjet Presidentit Meta –

Loading...

Kreyministri Edi Rama i është përgjigjur publikisht kritikave të Presidentit Ilir Meta lidhur me reformën në drejtësi, mungesën e Gjykatës Kushtetuese dhe pamundësisë së tij për ta ulur Kryeministrin në një tryezë me kryeopozitarin Basha.

A e pengon mungesa e Gjykatës Kushtetuese Presidentin e Republikës të mbrojë datën e zgjedhjeve që sipas Kushtetutës ai e ka dekretuar? Falë Vetingut GJK është sot një djep bosh pa shejtanin brenda! Kjo është më shumë se gjysma e një pune të madhe që kërkon durimin e kohën e saj. Padiskutim Presidenti ka të drejtë kur thotë djegia e mandateve është e papranueshme po dhe më i papranueshëm është përbetimi për të djegur zgjedhjet!S’e dimë opinionin e Presidentit për këtë dhe bashkë me kritikat e tij,mezi e presim apelin e vonuar në mbrojtje të 30 qershorit”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Presidenti i Republikës Ilir Meta tha sot se e ka të pamundur të ulë në tryezë kryeministrin Rama dhe kreun e opozitës Basha, për shkak të qëndrimeve të tyre të palëkundura për krizën.

Loading...

“Shpesh dëgjoj edhe njerëz që thonë çfarë bën Presidenti i Republikës? Presidenti ka bërë dhe bën maksimumin duke respektuar frymën e Kushtetutës, por Presidenti nuk mund të ulë në tavolinë dy apo tre njerëz që thonë ne nuk ulemi me këtë se është Kryeministër, apo edhe me dikë tjetër që thotë që 30 Qershori do të jetë një ditë suksesi e madhe për demokracinë në Shqipëri, në këto kushte që jemi. Kjo situatë kërkon përgjegjshmëri nga të gjithë aktorët, vendas dhe ndërkombëtarë. Kërkon paanësi dhe gjithashtu kërkon të kemi parasysh që një situatë me probleme në Shqipëri nuk na ndikon në perspektivën e gjithë rajonit, edhe të çështjeve që do të adresohen”.

Ndërsa lidhur me reformën në drejtësi, ai tha se nëse do të kishte qenë e suksesshme, sot vendi nuk do të ishte pa një Gjykatë Kushtetuese.

“Unë i jam shmangur kësaj çështjeje publikisht, pavarësisht se me partnerët ndërkombëtarë kam folur hapur prej kohësh, sepse po bëhen 3 vite nga miratimi me konsensus i Reformës në Drejtësi, në Kuvendin e Shqipërisë. Dhe mund t’ju them, nuk do të them a është sukses apo është dështim, por mund t’ju them që nëse do të ishte vërtetë një sukses, Shqipëria asnjë minutë nuk do të ishte pa Gjykatë Kushtetuese. Reforma nuk bëhet me retorikë, jo me presion, bëhet me standarde. Nëse reforma bëhet me emra atëherë asnjëherë nuk ka një reformë të qëndrueshme, por ka forma të reja për kapjen e institucioneve”. /tvklan.al

Marre nga TvKlan

Loading...
SuperDyqani