Aktualitet Lajme

Kryemadhi nga SHBA: “Nevojë urgjente për gra dhe vajza në politikë”

Loading...

Monika Kryemadhi ndodhet në një vizitë në SHBA, ku ka takuar përfaqësues të ndryshëm të lartë. Së fundmi, kryetarja e LSI ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook, se është takuar me spikeren e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan, Nancy Pelosin, me të cilën ka folur mbi marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA-në.

Nga ky takim, Kryemadhi është shprehur se Shqipëria ka nevojë për më shumë gra dhe vajza në politikë, që të përqëndrohen në përmirësimin e vendit.

 “Ishte kënaqësi e madhe të takoja Nancy Pelosin, Spikeren e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan, dhe të bisedoja me të mbi marrëdhënien e Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kryetarja Pelosi është një model shumë i fortë për të gjitha gratë në botë dhe veçanërisht në Shqipëri. Kemi nevojë për më shumë gra e vajza në politikën shqiptare, për ta bërë Shqipërinë shtëpinë tonë. Pres me padurim për të vazhduar diskutimin me një grua kaq të fuqishme për mënyrën se si duhet të fuqizojmë marrëdhënien tonë me SHBA dhe të përfitoj nga eksperienca e saj për të ndërtuar një Shqipëri më të forte”, ka shkruar Kryemadhi.

The post Kryemadhi nga SHBA: “Nevojë urgjente për gra dhe vajza në politikë” appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi

Loading...