KOSOVA

Kronologji e një blamazhe të dhimbshme –

Loading...

16:54, 17 Maj 2019

Edicioni i sotëm i Info Magazine do t’i kushtohet rastit të djeshëm të publikimit të fotografisë nga deputetja Flora Brovina që pretendohej se kishte të bënte me një rast të përdhunimit të ndodhur gjatë luftës në Kosovë.

Për këtë foto e cila doli të jetë pronografike dhe e realizuar në Irak, pati reagime të shumta si nga sfera politike gjithashtu edhe nga organizatat e të mbijetuarave të dhunës seksuale në Kosovë.

Sot gjatë ditës deputetja Brovina u intervistua në prokurori, e cila tha se fotografinë që e publikoi dje e kishte  pasur në duar që nga viti 2003.

Ajo pranoi se kjo fotografi mund të jetë e falsifikuar dhe njëherit iu kërkoi falje të përdhunuarave gjatë luftës.

Për dëshminë e saj të sotme para organeve të drejtësisë foli në një konferencë për media edhe prokurorja e Prokurorisë Speciale, Drita Hajdari e cila dha detaje rreth intervistimit të sotëm të deputetes Brovina.

Konferencë për rastin ka paralajmëruar edhe kryekuvendari njëherësh shef i partisë së Flora Brovinës dhe ish-deputetja e LDK-së, Mevlyde Saraçi, të cilën e përmendi deputetja e PDK-së si personin që ia kishte dhënë fotografinë në vitin 2003.

Krejt këto zhvillime do të diskutohen në Info Magazine edhe me Avokatin e Popullit, Hilmi Jashari, edicion ky ku nuk do të mungojnë as lidhjet direkte nga terreni.

Ndiqeni në Info Magazine me fillim në orën 17:30.

Mos e humbisni!

 

 

 

 

 

Marre nga KlanKosova

Loading...