Aktualitet Lajme

Kriza politike, Rama: Të gjithë duhet të japin kontributin e tyre –

Loading...

TIRANE

Kryeministri Edi Rama në një takim me gazetarët i pyetur rreth situatës politike në vend tha se  qetësimi i situatës duhet të vijë nga të gjitha palët politike.

“Faleminderit për mesazhin e votuesit. Kjo situatë nuk ka dy palë fajtore. Teoria që ti je kryeministri ti je i pari i punës nuk funksionon sigurish unë kam përgjegjësi për të bërë gjithçka është e mundur dhe asnjë të drejtë për të negociuar sistemin që kemi zgjedhur.

Marrëveshje e 2017 u krye brenda kornizës së Kushtetutës dhe e dyta nuk e preku shtetin. Shteti nuk është i palës tjetër është i të gjithëve. Të gjithë duhet të japin kontributin e tyre në çdo formë. Mjafton fakti që opozita braktis parlamentin dhe del në rrugë orë me orë duhet të jemi bashkëpunues me palën tjetër që ka humbur rrugën. Ka njerëz që i bien shumë shkurt. Jeni pjesa më e respektueshme e gazetarisë se dilni në rrugë dhe e fitoni ditën në terren. I kam dëgjuar po pse më çfarë ka, iki ky. Do ishte një kryevepër dhe shërbimi më i mirë për vendin, por është e kundërta do të hapet rruga e një precedenti të tmerrshëm. Prandaj, detyra ka korniza të përcaktuara. “-tha Rama

Rama ka komentuar dhe arsyet pse  dy kryebashkiakët, Qazim Sejdini dhe Vangjush Dako nuk janë dy kandidatë  për zgjedhjet e 30 qershorit, përkatësisht në Durrës dhe Elbasan. Rama tha se kufiri i 3 mandateve është një problem i shtruar nga ata dy prej kohësh.

“Kur fola për Durrësin dhe  Elbasanin e saktësova mirë, janë dy nga qytetet më të mëdha të Shqipërisë dhe nuk vendosa kufirin e 3 mandateve.  Në Franca ka kryetarë bashkie që e kanë harruar kur janë zgjedhur për herë të parë.

Ka qenë prej kohësh kërkesa e të dyve kanë qenë ata të parët që ma kanë shtruar si problem. Tre mandate boll. Pra, të marrim problematikat me rradhë dhe të themi se kush janë.”- u shpreh Rama.

(BalkanWeb)

Marre nga Balkanweb

Loading...