Aktualitet

Kriza politike/ Lubonja kundër ambasadës amerikane: Operon me standarde të dyfishta

Loading...

Tiranë- Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” mbrëmjen e djeshme ka deklaruar  për situatën politike në vend se ambasada e SHBA operon me standarde të dyfishta.

Sipas Lubonjës në vende si Shqipëria ambasada dënon dhunën në protesta, ndërsa kur ka interesa, si në rastin e Venezuelës, e promovon dhunën.

“Po të vësh re, ka edhe një dopio standard. Edhe reagimi i SHBA ishte skandal. Kur bëhet fjalë për vende të tjera, fusin edhe flakët që të ngrihen protestuesit. Përshembull, Ukraina, Venezuela, Libia. Ne, duhet t’i marrim me rezerva këto punë. Unë nuk dua të jem në diktature, se jam me Amerikën. Dua të jetoj në një Shiqipëri të lirë dhe demokratike. Duhen marrë me gabimet e tyre dhe me interesat e tyre”, tha Lubonja.

Në vend ende vijon kriza politike. Rama shfaqet i vendosur se vendi do të hyjë në zgjedhjet e 30 qershorit. Ndërsa opozita vijon me protestat e saj kërkon që Rama të largohet nga pushteti. Presidenti Meta iu ka bërë thirrje palëve politike sot që të zgjidhin çështjen pasi pasojat për vendin do të jenë shumë të mëdha.

J.V/Dosja.al

The post Kriza politike/ Lubonja kundër ambasadës amerikane: Operon me standarde të dyfishta appeared first on .

Marre nga

Loading...