Kriza e Milanit, klubi kuqezi del në shitje për 1 miliard dollarë –

Forma e dobët në kampionat por edhe problemet me UEFA-n duket se e kanë zhgënjyer shumë pronarin e Milanit, fondin amerikan “Elliott Management Corporation”, që ka vendosur të ndryshojë kurs në lidhje me të ardhmen e tij në krye të shoqërisë kuqezi.

Sipas asaj që raporton “Milano Finanza”, fondi “Elliott” ka vendosur të shesë Milanin dhe duket se ka interes nga “CVC Capital Partners”, një shoqëri me një pasuri prej 52 miliardë dollarësh, e cila mesa duket ka paraqitur një ofertë në drejtim të fondit “Elliott”.

Sipas “Milano Finanza” kompanita britanike e telekomunikacionit, framaceutikës dhe shërbimeve financiare, dëshiron aksionet e “Elliott”, aksione që janë 93% e totalit të klubit kuqezi, por oferta e paraqitur nuk ka përmbushur pretendimet e pronarëve amerikanë, që duan të paktën 1 miliard dollarë për të shitur aksionet e tyre. Për momentin ende nuk ka një përgjigje nga ana e “CVC”, por tashmë është zyrtare: Milani është në shitje dhe dihet edhe çmimi i klubit kuqezi.

(Balkanweb)

Marre nga Balkanweb

Leave a Reply

Your email address will not be published.