KOSOVA

KQZ-ja akreditoi 464 vëzhgues për zgjedhjet në komunat veriore –

Loading...

10:36, 15 Maj 2019

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka.

Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve akreditoi vëzhguesit të cilët do të vëzhgojnë zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, të cilat do të mbahen më 19 maj.

Numri i vëzhguesve të akredituar është: 464.

Këta vëzhgues përfaqësojnë 2 parti politike, 2 misione ndërkombëtare, 1 Komision Evropian, 2 misione diplomatike, 12 ambsada, 1 OJQ ndërkombëtare, 4 OJQ vendore dhe 15 media, transmeton .

Marre nga KlanKosova

Loading...