Aktualitet Lajme

Kosovari vret me thikë ish-gruan dhe partnerin e saj

Loading...

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjermani, teksa një shqiptar nga Kosova ka goditur me thikë ish-bashkëshorten e tij dhe partnerin e saj 23-vjeçar nga Afganistani, duke i lënë të vdekur në vend.

Mediat gjermane raportojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë një stacioni treni, teksa nëna 32-vjeçare po qëndronte në makinë me foshnjën dy muajshe.

Loading...

Gruaja nga Kosova ishte divorcuar me autorin e krimit, i cili ishte i njohur për dhunë në familje. Madje, edhe gruaja e divorcuar jetonte në strehën e grave të dhunuara në Iserlohn.

Ndërkohë, pas krimit foshnja është marrë nga policia dhe është vënë nën kujdesin e strehës së të rinjve.

Sipas Agjencisë Gjermane të Shtypit, afër po organizohej një dasëm me rreth 20 persona, ku Pastori ishte kujdesur për njerëzit e tronditur nga ngjarja e tmerrshme.

Stacioni u mbyll për disa orë nga ana e policisë për të marrë informacionet e për të zbardhur ngjarjen.

The post Kosovari vret me thikë ish-gruan dhe partnerin e saj appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi

Loading...
SuperDyqani