Kuriozitete

Kosovarët mërziten me rolin e Shote Galicës, luajtur nga Delinda Disha: “Na ka fyer”

Loading...

Një javë më parë, në televizionin “Klan” filloi një program me humor i quajtur “Klanifornia”. Shumica e ndjekësve gjetën shumë të ngjashme me programin “Portokalli”, me të cilin janë familjarizuar tashmë prej shumë vitesh.

Megjithatë, një program humori më shumë vetëm i kënaq dhe i argëton njerëzit, prandaj është gjithmonë i mirëpritur. Por problemi nuk është këtu. Gazeta kosovare “Ekspress” ka publikuar një shkrim ku kritikon njërin prej skeçeve të programit. Delinda Disha, aktorja e cila iku këtë sezon nga “Portokallia” dhe që u bë e famshme aty me rolin e bashkëshortes që tradhton burrin, apo me psikologen pak të çuditshme, bëri një rol të ri në “Klanifornia”.

Loading...

Ai ishte një monolog i Shote Galicës, heroinës së njohur kosovare. “Ekspress” shkruan se gjatë minutazhit të saj në monolog, ajo ankohej për shumë udhëheqës shqiptarë që nuk ia bënë varrin si duhet, por ajo ‘ankohet’ edhe për luftëtarët e luftës së Kosovës.

Ajo thotë se ‘burrat e Kosovës njihen vetëm për ahengje dhe valle, ndërsa serbit nuk i kanë bërë asgjë tjetër, përpos që i kanë thurë këngë dhe lavde’. Në atë moment publiku madje duartrokiti, ndoshta pa e kuptuar fare se çfarë tha aktorja.

Në këtë mënyrë, ky skeç duket se tenton t’ia humbë mundin luftëtarëve të Kosovës, që edhe dhanë jetën për ta mposhtur dhe për të na shpëtuar nga Serbia, shkruan gazeta “Express”.

Marre nga TPZ.al

Loading...
SuperDyqani