KOSOVA Lajme

Kosnett godet liderët për aktin e Brovinës – Mos përfitoni nga viktimat

Loading...

Pas gjithë skandalit të krijuar dje nga deputetja e PDK’së, Flora Brovina, ka reaguar edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, duke thënë se liderët e Kosovës duhet që të ndihmojnë viktimat e mbijetuara, dhe që nuk duhet t’i shfrytëzojnë ata për përfitime politike.

“Të mbijetuarit e mizorisë, duhet të trajtohen me respekt, dinjitet dhe ndjeshmëri. Liderët e Kosovës duhet të ndihmojnë viktimat, dhe të mos i shfrytëzojnë ata për përfitime politike”, ka shkruar Kosnett në twitterin e tij zyrtar.

Flora Brovina sot është paraqitur në Prokurori, dhe është intervistuar në cilësinë e dëshmitares, pas publikimit të fotografisë që ka bërë dje në Kuvendin e Kosovës.


Ajo ka thënë se nuk i besohet që një fotografi e tillë mund të jetë e falsifikuar, duke treguar se e posedon që nga viti 2003.

Ajo thotë se atë ia kishte dhënë ish-deputetja e LDK-së, që në atë kohë mbante postin e nënkryetares së Komisionit për të Zhdukur, Mevlyde Saraçi.

Ndërkohë ka reaguar edhe Vasfije Krasniqi-Goodman, e cila njëjte sikurse ambasadori Kosnett ka bërë thirrje që të mos shfrytëzohen viktimat e luftës për përfitime politike.

“Ma plasët zemrën”, kishte thënë ndër të tjera Krasniqi në një reagim.

E i gjithë ky skandal vjen pas një organizimi të jashtëzakonshëm, kur Krasniqi së bashku me Jahjagën, kishin qëndruar në Kongresin Amerikan për të dëshmuar rreth tmerrin që kishte përjetuar ajo nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Marre nga GazetaBlic

Loading...
SuperDyqani