Aktualitet Lajme

Korçë/ Transferta të paligjshme dhe falsifikim vizash, arrestohet turku

Loading...

Policia Kufitare e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimit Ekonomik kanë arrestuar në flagrancë një shtetas turk.

Shtetasit i janë sekuestruar 5300 Dollarë, 4095 Euro si edhe 350 pulla vizash të huaja të dyshuara si të falsifikuara.

Njoftimi

Kapshticë

Policia Kufitare e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Korçë vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë që mund të zhvillohen në Pikat e Kalimit Kufitar.

Gjatë kontrolleve goditet një tjetër rast i tentativës për transferta të paligjshme parash jashtë vendit, si edhe falsifikimit të vizave.

Arrestohet në flagrancë një shtetas turk.

Sekuestrohen 5300 Dollarë, 4095 Euro si edhe 350 pulla vizash të huaja të dyshuara si të falsifikuara.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, si dhe kontrolleve të shtuara, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit në vijën e dytë të mjetit tip autobus me drejtues shtetasin turk A.U, 52 vjeç, në një çantë personale të tij, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5300 Dollarë dhe 4095 Euro të pa deklaruara në kufi, si edhe 350 pulla vizash të huaja të dyshuara si të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.


Top Channel

Marre nga Top Channel

Loading...