KOSOVA

Koordinatori Hoti thotë se ka bërë kërkesë për raportim në Komisionin për Arsim por nuk ka marrë përgjigje –

Loading...

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se me datë 15 prill të këtij viti ka parashtruar kërkesën për të raportuar për punën e tij para Komisionit Parlamentar për Arsim, por nuk ka marrë përgjigje.

Më poshtë lexojeni kërkesën në origjinal të koordinatorit Hoti:

Kërkesë për takim me anëtarët e Komisionit për Arsim

Përshëndetje të nderuar,

Ju shkruaj në emër të Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, me kërkesën për takim me ju si kryesues dhe anëtarë të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sport, Inovacion dhe Ndërmarrësi.

Hoti është i gatshëm që para jush të raportojë për zbatimin e Programit Nacional për Rininë, program ky që me vendimin nr. 07/63 të datës 03.10.2018 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, është duke u implementuar në shkollat e Republikës së Kosovës.

Programi Nacional për Rininë përfshinë të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar në shkollat e Republikës së Kosovës, si dhe studentët dhe është program që mbështetet në parimin e vijueshmërisë dhe gjithëpërfshirës. Në kuadër të programit, parashihen gara në nivelin shkollor, komunal, republikan dhe ndërshtetëror në fushën e diturisë, kreativitetit kulturor dhe mendimit kritik si dhe në fushën e sportit.

Për realizimin e këtij programi, Koordinatori Nacional për Kulture, Rini dhe Sport ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me 29 komuna të Kosovës në të cilat është duke u zbatuar programi. Po ashtu, deri tash kemi nënshkruar memorandume edhe me shtatë universitete.

Duke pasur në konsideratë kohën dhe agjendën tuaj, ju lutem na njoftoni për mundësitë e takimit.

klankosova.tv

Marre nga KlanKosova

Loading...