Aktualitet Lajme

 Konferenca e Ramës me gazetarët, Vasili: Mashtroi dynjanë –

Loading...

TIRANE

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili në një dalje për mediat  u ndal gjerë e gjatë te konferenca e kryeministrit Edi Rama sot me gazetarët. Vasili teksa e cilësoi kryeministrin Rama si ‘kryegënjeshtar’ u shpreh se i gjithë fjalimi i tij ishte mashtrim. Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, në fjalën e tij, nuk kurseu edhe akuzat ndaj OSBE-së duke dënuar në këtë mënyrë kritikat ndaj opozitës aktuale dhe protestës së organizuar nga ajo dje.

“Ditë e jashtëzakonshme për Tiranën dhe për gjithë Shqipërisnë. Kur pushteti i Ramës tregoi fitoren e vërtetë atë të lidhur me krimin. Kryegënjeshtari i Shqipërisë, kryeministri Edi Rama mashtroi gjithë dynjanë edhe me bëmat e 21 janarit. Të gjithë e kanë të kthjellët në mendje dhunën e ushtruar, gjakosjen e forcave të rendit. Kujtoni sesi u përfshi Tirana në zjarr dhe flakë dhe si u ngazëlleu për viktimat. Agron Malaj, ishte një ata të akuzuarit e Edi Ramës sot është kryetar bashkie.

Në dispozicion të 21 janarit organizuan një tentativë për grusht shteti. Është futur me makinë në kryeministri. Ky është Edi Rama i 21 janarit që me paturpërsinë kërkon të fikë krimin e organizuar dje. Një turmë çakejsh të kriminalizuar u hodhën me njëri tjetrin. Rama i ka përzier duart aq keq, nuk çlirohet dot nga sindromi i duarve të larë në gjak të cilët më shumë do ta çmendin se do ta lajë. U urdhërua në mënyrë të drejtëpërdrejtë. Ka vetëm një rrugë, drejtësi të ashpër që do ta kuptojë çdo njeri. Do përgjigjet një për një. Shefi i OSBE-s në Tiranë nuk si se ku ka kokën. Shqiptarët nuk dinë se cilën OSBE të besojnë ata që mbyllin sytë para krimit. Ishin aty për të treguar se shqiptarët nuk i vë njeri për fundmi. Sa i takon zgjedhjeve të parakohshme janë një rrugë që Shqipëria do të hyjë dhe do të shikojë dritën. Është provuar botërisht që votat janë blerë nga krimi i organizuar, pra dosjet e publikuara nga Zëri i Amerikës i vëjnë vulën iligjimitetit. Ky ka dalë si produkt i këtij parlamenti dhe ne duhet të bashkëjetojmë me krimin se ky vodhi votat. Më pas, krimi nuk amnistohet kurrë dhe që në momentin e parë që dallohet do ishte larguar vetë pa pasur nevojë që dikush të protesojë në rrugë. “- u shpreh Vasili.

(BalkanWeb)

Marre nga Balkanweb

Loading...