KOSOVA

Komisioni vendos kundër konkursit për Komisioner të Agjencisë për Informim dhe Privatësi –

Loading...

10:51, 17 Maj 2019

Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së ka vendosur që ta anulojë konkursin për përzgjedhjen e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

Me katër vota kundër dhe dy pro, raporti rekomandues i cili u shqyrtua sot nga komisioni, do t’i dorëzohet negativ Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, njofton .

Në lidhje me këtë gjatë shqyrtimit anëtari i këtij komisioni, Xhelal Sveçla tha se është kundër këtij konkursi dhe ka kërkuar që të anulohet.

Ndëra kundër këtij vendimi u shpreh Fadil Beka, i cili tha se  nëse anulohet konkursi Kosova do të humb mjaftueshëm fonde nga Bashkimi Europian, ndërsa kërkoi që ky raport të shkojë pozitivisht në Kryesinë e Kuvendit.

Deputetja Aida Dërguti po ashtu u shpreh kundër këtij konkursi pasi tha se asnjëri nga kandidatët nuk plotëson kriteret për komisioner, ndaj kërkoi që rekomandimi të shkojë në kryesi negativisht.

Vendim për anulimin e këtij konkursi për përzgjedhjen e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi, e mbështeti edhe deputeti Labinot Tahiri i cili tha se e respekton edhe vendimin e britanikëve me gjithë kërkesën e OJQ-ve që ky konkurs të mos mbahet, njofton .

 

Marre nga KlanKosova

Loading...