‘Komentet më të ndyra i kam nga shqiptarët’ Bebe Rexha e revoltuar me atdhetarët e saj

Bebe Rexha është një nga këngëtaret shqiptare më të famshme në botë. Ajo gjithmonë e ka pranuar origjinën e saj madje është shprehur krenare. Por këtë herë me në të një video në Instastory, Bebe është shprehur e indinjuar për reagimet negative ndaj saj nga bashkëatdhetarët.

“Unë e dua kulturën e vendit tim, u rrita si shqiptare dhe vërtet e dua, por ndonjëherë ndjej se shqiptarët nuk e ndihmojnë njëri-tjetrin. Në Instagram-in tim komentet më të ndyra rezultojnë të jenë gjithnjë nga shqiptarët. Kjo më bën shumë konfuze sepse…a nuk supozohet që ne t’i japim një dorë, të ngremë dhe të mbështesim njëri-tjetrin? Mendoj se duhet të tregojmë më shumë dashuri, të mbështesim njëri-tjetrin dhe të jemi krenarë. Nuk mund të them se të gjithë nuk ma shprehin mbështetjen e tyre sepse ka persona, fansa të mitë shqiptarë që më thonë që ndihen krenarë për mua, por thjesht është e vështirë që të shohësh se vetë njerëzit e tu të thonë gjëra jo të hijshme për ty. Unë jam personi numër një që përkrah njerëz nga vendi im…Megjithatë shoh që ka persona që më mbështesin dhe përkrahin, kështu që, faleminderit”.-ka thënë Bebe në video.

Marre nga Next TV