Sport

Kjo është deklarata emocionuese e Griezmannit pas konfirmimit që do të largohet nga Atletico

Loading...

Antoine Griezmann do ta luajë ndeshjen e tij të fundit me Atletico Madridit të shtunën pasi që tashmë e ka informuar klubin dhe bashkëlojtarët e tij se do të largohet gjatë kësaj vere, raporton “Marca”.

Sipas të gjitha gjasave futbollisti pritet t’i bashkohet Barcelonës.

Ai ka postuar një video në rrjetin social “Twitter” ku shprehet falënderues për vitet e kaluara te klubi madrilen.


“Kanë qenë pesë vite të mrekullueshme, faleminderit shumë për gjithçka, unë do t’iu mbaj gjithmonë në zemrën time. Unë dua t’iu them që e kam marrë vendimin për t’u larguar, për t’u përballur me gjëra të reja, sfida të reja. Faleminderit shumë nga thellësia e zemrës dhe shihemi më vonë”, ka thënë ai.

Loading...

Burimi

Loading...
SuperDyqani