Sport

Kimmich ‘zbulon’ objektivin e ardhshëm të Bayernit

Loading...

Ylli i Bayern Munich, Joshua Kimmich, ka dhënë shenjat për objektivin e radhës të Bayern Munich, në merkaton e verës.

Mbrojtësi i krahut ka folur për sulmuesin gjerman, Timo Werner, për të cilin ka bërë të ditur se e pëlqen shumë.

Ylli i Leipzig do të luajë kundër Bayern në finalen e Kupës së Gjermanisë, dhe para kësaj ndeshje Kimmich ka folur për të, duke thënë se ai do ta ndihmonte secilën skuadër. Kështu ai ka lënë të kuptohet se edhe Bayern mund të interesohet për të.


“Ai është jashtëzakonisht i shpejtë. Ai është i fortë me të dy këmbët dhe gjithashtu i mirë me kokë. Është konkretizues i jashtëzakonshëm” ka thënë Kimmich për ‘Sportbuzzer’, transmeton lajmi.net.

“Një sulmues si Timo, i cili ka shënuar 10 deri në 15 gola për tri sezone radhazi, do t’i ndihmonte secilën skuadër” ka shtuar tutje ai.

Joshua Kimmich, i cili është 24 vjeçar ishte transferuar në vitin 2015 tek Bayern, pikërisht nga skuadra e Leipzig.

Ai ka pasur konsistencë të jashtëzakonshme duke u paraqitur në 55 ndeshje në të gjitha kompeticionet këtë sezon.

Burimi

Loading...
SuperDyqani