Këto janë votat që morën kandidatët e PDK-së në Pejë

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, që nga dita e sotme, do të udhëheq me Partinë Demokratike në Pejë, shkruan Gazeta Blic.

Haliti, ka marrë shumicën e votave të delegatëve pejanë, për t’u zgjedhur kryetar i PDK-së në këtë degë.

Ani pse deri vonë u mendua që rivalë i ashpër i Halitit, do të ishte ish-shefi i deputetëve të PDK-së, Adem Grabovci, kështu nuk ndodhi.


Kjo për shkak, se në momentet e fundit, Grabovci, hoqi dorë nga kandidimi për të marrë timonin e degës së PDK-së në Pejë.

Kjo bëri që Haliti, me lehtësi të merrte këtë post.

Përveç zgjedhjes së kryetarit të degës, PDK-ja e Pejës, ka zgjedhur sot edhe Këshillin Drejtues.

Gazeta Blic, ka siguruar emrat e anëtarëve të Këshillit Drejtues të PDK-së në Pejë. Aty do të jenë gjithsejt 71 anëtarë.

Ja emrat:

Marre nga GazetaBlic