Sport

Këto janë dy ndeshjet që zhvillohen sot në Ipko Superligë

Loading...

Java e 32-të në Ipko Superligën e Kosovës në futboll ul siparin me dy ndeshjet e ditës së enjte.

Dueli ndërmjet KEK-ut dhe Ferizajt pritet ti qartësojë shumë gjëra sa i përket garës për zonën e barazhit, pasi që një fitore e “Ujqërve” do t’ua siguronte edhe matematikisht qëndrimin edhe për një vit në elitën e futbollit kosovar.

Djelmoshat e Bylbyl Sokolit synojnë që të regjistrojnë fitoren e gjashtë më rradhë përballë ekipit të ç’regjistruar tashmë nga Superliga dhe të marrin ‘vizën’ për të paktën edhe një vit qëndrimi në Superligë.


Ky takim pritet të zhvillohet në stadiumin “Agron Rama” të Obiliqit me fillim nga ora 16:00.

Loading...

Në orar të njejtë luhet edhe ndeshja ndërmjet Gjilanit dhe Lirisë.

Djelmoshat e Gentjan Mezanit kanë fare pak gjasa për të mbijetuar këtë edicion pa ndeshjen e barazhit, ndërkohë një fitore përballë prizrenasve do t’ua ngriste moralin.

Kujtojmë që ‘kuqebardhët’ kanë fituar vetëm një nga 15 ndeshjet në pranverë dhe atë ndaj KEK-ut që tashmë veçse është bërë pjesë e Ligës së Parë.

Ndërkohë për Lirinë kjo ndeshje do të jetë thjeshtë një eskurzion në Gjilan, pasi që qysh moti është përshëndetur nga Superliga.

GazetaSheshi

Burimi

Loading...
SuperDyqani