Këto 2 shenja do Tronditen dhe do bëjnë kthesën e madhe! Meri Gjini bën parashikimin e Frikshem për Qershorin!


Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për muajin Qershor, në studion e “7pa5” me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova. Muajin e parë të verës e kemi nisur me hyrje shumë të bukur, 28 gradë të Uranit dhe të Jupiterit. Urani te Demat, Jupiteri te Binjakët kanë një hyrje të fortë pozitive.
Kemi një vendosje të Venusit me Mërkurin dhe Uranin që bën të mundur që për pjesën emocionale dhe ndryshimin e humorit, pjesa e parë e muajit do na e japë me intensitet.

Kemi një Venus te Dashi deri në datën 6. Duhet të kalojnë me lëvizje konkrete që i përkasin ekonomisë, shtëpisë dhe sidomos punës. 7 qershor–7 korrik puna do të jetë prioritet.

Kemi edhe një hyrje që na këshillohet të bëjmë kujdes. Rreth datës 15 kemi një vendosje katërkëndore të Marsit dhe të Uranit. Këto lëvizje nuk janë shumë miqësore dhe duhet të jeni shumë të kujdesshëm. Shpërthimet mund të shkojnë në ekstrem. Më mirë hapni rrugë.

Dashi
Gjatë muajit qershor, deri në datën 16–17 vendosni maksimumin e mundshëm të vëmendjes në shërbim të zhvillimit të tyre. Në brendësi të muajit, duhet të mendojnë seriozisht si do të lëvizin për të ndërtuar struktura që do të sjellin maksimumin e mundshëm të karrierës dhe ekonomisë. Nisur që nga ky muaj deri në 2026, nuk duhet ta lënë ekonominë e tyre në dorë të fatit. Për strategët e Dashit do të arrihet më shumë seç mendojnë, nëse këmbëngulin. Gjithsesi, deri në datën 10 planeti i fatit ju buzëqesh.

Demi
Karriera do të jetë lehtësisht e mundshme për ta dërguar drejt pikës që keni projektuar. Nga dje deri në datën 7 korrik, Urani do të bëjë çfarë është e mundur të lërë qejfin limitin tuaj. Prioriteti i muajit mbetet pjesa emocionale dhe korrigjimi dhe ristrukturimi si nga fillimi i çështjeve të emocionit. Nga data 7–8 një nga detyrimet kryesore është qartësimi emocional i tyre.

Binjakët
Deri në datën 9 qershor do të jetë periudha e tyre. Do të jetë periudhë shumë e mirë me Mërkurin te vetja. Do të kenë zhvillime shumë të mira në karrierë. Deri në datën 9 kanë hapësirën për të marrë rreziqe të sigurta, që kanë hezituar prej kohësh. Më pas do të merren me dashurinë. Do të flasim për Venusin te Demat që bën të mundur që çfarëdo lloj problematike dhe stresi që kanë kaluar me emocionin apo me vendimin për të marrë hapa më të mëdha, do të jenë më të sigurt. Është periudhë shumë e mirë për vendim fejese, martese, bashkëjetese.

Gaforrja
Ndryshimi më i rëndësishëm është ardhja e Jupiterit te Gaforrja në datën 9 qershor. Për ata që kanë në plan të bëjnë investime, ata që kanë për të zgjidhur çdo lloj çështjeje, qoftë ligjore apo zyrtare, për ata që duan të nisin një cikël shkollor që duket i pamundur për t’u arritur, për çfarë ka të rëndësishme Gaforrja, të përgatisë veten për të marrë më të mirën. Jupiteri ndihmon maksimalisht ata që punojnë dhe guxojnë. Të tjerët që nuk do të marrin këto hapa, thjesht do të ndihen më mirë dhe më pozitivë.

Luani
Me Marsin te vetja deri në datën 16 të qershorit do të ndihen me agjendë të ngjeshur dhe shumë detyrime. Kanë arsye pse të ankohen dhe të shprehin lodhjen. Është një periudhë që jep produkt në fund të udhëtimit. Kanë disa anulime planesh rreth datës 15, por nuk varen nga ata. Por e kanë të gjithë mundësinë që nga data 17 të bëjnë rivendosjen. Hyrja e Jupiterit te Gaforrja do të shërbejë për të mbyllur me lehtësinë më të madhe çështjet që duan të zgjidhin.

Virgjëresha
Venusi te Demat është hyrja e parë pozitive. Ka lajme të jashtëzakonshme për sa i përket ekonomisë rreth datës 4. Jupiteri te Gaforrja favorizon shumë çështjet e punës dhe karrierës. Do të njihet si muaji me agjendë të ngjeshur, por shumë produktive. Kujdes në këmbimet ekonomike rreth datës 6–7.


Like it? Share with your friends!