KOSOVA Lajme

Kërkohet dorëheqja e Rexhep Hotit

Loading...

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kritikuar ashpër Koordinatorin Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti i cili së fundi ishte organizator i “Garës Nacionale të Diturisë” në të gjitha shkollat e vendit.

Lidhur me këtë deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku në emër të grupit parlamentar të LDK-së ka kërkuar shkarkimin e koordinatorit Rexhep Hoti.

“LDK kërkon që të shkarkohet menjëherë koordinatori i programit nacional, Rexhep Hoti, të ndërpritet programi nacional për rini që kohë më parë është miratuar nga Qeveria, të mos vazhdohet shpenzimi kot i mjeteve financiare por këto mjete të kthehen dhe të dedikohen për drejtoritë e komunave dhe shkollave tona dhe të ndahen edhe për bursa për studentët e dalluar, të ndalohet gara e këtij lloji skandaloz, të kërkohet hetim për mënyrën e shfrytëzimit të parasë publike nga koordinatori i programit nacional”, ka thënë Bunjaku.

Loading...

Ajo ka kërkuar që përgjegjësinë e aktiviteteve brenda shkollave duhet ta merr ministria e Arsimit e jo të përzihen kompetencat mes ministrisë së Kulturës e Arsimit.

Marre nga GazetaBlic

Loading...
SuperDyqani