Kuriozitete

Keni planifikuar pushime në fundjavë? Shihni më parë si do jetë moti

Loading...


Gjatë ditës së sotme (e premte) moti do të jetë i kthjellët, por fundjava nuk është premtuese për ata që kanë planifikuar ta kalojnë buzë detit. Të shtunën dhe të dielën paradite do të ketë shira. Koha do të hapet të dielen rreth mesditës. Më poshtë, parashikimi i plotë i motit nga Meteoalb.

E premte, 12 korrik 2019

Vendi ynë do të vijon me kthjellime dhe vranësira kalimtare gjatë orëve të para të ditës. Ndërsa në pasdite vranësirat do të pësojnë zhvillim në zonat malore duke sjellë shira afat-shkurtër përgjatë kufirit Lindor dhe në Veri të vendit.

Temperaturat e ajrit pësojnë rritje në vlerta minimale, por do të mbeten konstante në vlerat maksimale duke u luhatur nga 14°C deri në 32°C .

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 32 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 – 3 ballë.

Loading...

E shtunë, 13 Korrik 2019

Deri në mesditë vendi ynë paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta. Ndërsa pasditja dhe orët vijuese sjellin shtim të vranësirave duke sjellë rrebeshe shiu afat-shkurtër në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit pësojnë rritje në të dyja vlerat termike duke u luhatur nga 15°C deri në 33°C .

Era do fryjë mesatare në tokë deri e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 4 ballë.

E diel, 14 Korrik 2019

Vijojnë të jenë prezente shirat gjatë orëve të para të ditës në të gjithë vendin. Ndërsa mesdita dhe në vijim sjell përmirësim të kushteve atmosferike në Ultësirën Perëndimore duke lënë me shira të dobët zonat malore.

Temperaturat e ajrit pësojnë ulje në të dyja vlerat termike duke u luhatur nga 13°C deri në 31°C .

Era do fryjë mesatare në tokë deri e fortë në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 – 4 ballë.

Marre nga TPZ.al

Loading...
SuperDyqani