KOSOVA

Kemi krizë serioze në Shqipëri – nuk mund t’i shmangemi –

Loading...

11:23, 22 Maj 2019

Ilir Meta, ka folur për krizën politike në Shqipëri me të cilën po përballet vendi tash e disa muaj.

“Kemi krizë serioze në Shqipëri të cilës nuk mund t’i shmangemi. Pasi vendi pësoi bë 1997 për fat të keq, u bë një kushtetutë e jashtëzakonshme, me ndihmën e ekspertëve të Komisionit të Venecias sepse u nxor mësim nga 97”.

“Në 2008 për dy ditë një kushtetutë e bërë me sakrifica ia hoqëm të gjitha pika dhe kaluam nga një sistem parlamentar, në një sistem të mbyllur partiak. Parlamenti nuk është funksional sepse dy partitë e opozitës në mënyrë të papranueshme kanë lënë mandatet, por ka qenë mos funksional” shkruan OraNews, transmeton .

Presidenti i Shqipërisë, Meta, ka folur edhe për reformë në drejtësi për të cilën ka shprehur pakënaqësinë e tij.
“Ne flasim për sukseset e reformës në drejtësi. Unë i jam shmangur kësaj çështje. Po bën tri vjet nga miratimi me konsensus i reformës në drejtësi dhe mund t’ju them që po të ishte një sukses, Shqipëria asnjë minutë nuk do të ishte pa gjykatë kushtetuese. Gjykata Kushtetuese në Shqipëri ka një histori positive”.

klankosova.tv

Marre nga KlanKosova

Loading...
SuperDyqani