KOSOVA Lajme

KEK-u i kundërpërgjigjet kryetarit të Obiliqit – “Punësimet bëhen vetëm bazuar në legjislacionin në fuqi”

Loading...

“Kur të kthehem (në Shqipëri), jam 100 për qind i vdekur”.

Kjo ka qenë deklarata e ish oficerit të antidrogës në Fier Antonio Nazeraj, gjatë një interviste për median holandeve “Eenvandaag”, në kohën kur në Holandë pritej depërtimi i tij drejt shtetit shqiptar.

Por pavarësisht kësaj, Antonio Nazeraj ka fituar të drejtën si azilant së bashku me familjen e tij, duke bindur kështu autoritetet holandeze se jeta në Shqipëri i rrezikohej, shkruan Express

Nazeraj ishte pjesë e njësisë antidrogë ku ndodhej dhe Dritan Zagani, një ndër oficerët shqiptarë (tashmë në azil) që ka akuzuar Ministrin e Brendshëm të kohës Saimir Tahiri për lidhje të forta me grupet kriminale të drogës në vend. Në të njëjtën situatë ndodhej dhe Antonio Nazeraj i cili pretendonte se hetimet që kishte kryer kundër këtyre grupeve të lidhura fort me politikën do t’i merrnin jetën atij dhe familjes së tij.

Nazeraj e ka dhë lajmin për përfitimin e azilit politik vtë personalisht për lapsi.al.

Me poshte artikulli i lapsit per njeriu qe ndaloi “Audin” e Saimir Tahirit

Antonio Nazeraj, ish oficeri i policisë së qarkullimit në Fier, që ndaloi ‘Audin’ e famshëm të Saimir Tahirit, ka përfituar azil politik në Holandë. Lajmi konfirmohet për Lapsi.al nga vetë Nazeraj. “Jam i lumtur që Holanda më dha mbrotje, mua dhe familjes time”, tha Nazeraj për Lapsi.al

Por përpara se të mbërrinte në Holandë, ish oficeri i policisë ka hequr një kalvar të gjatë peripecish në Shqipëri fill pasi ndaloi në rrugë makinën e ish-ministrit Saimir Tahiri, makinë që përdorej për trafik droge nga kushërinjtë e tij, vëllezërit Habilaj. Këta të fundit janë në burg si pjesë e grupit kriminal që trafikonte kanabis nga Shqipëria në Itali.

Loading...

Në vitin 2014 Antonio Nazeraj gjatë një kontrolli rutinë në rrugë, ka ndaluar ‘Audin’ me targë 003 dhe ka shoqëruar në komisariat vëllezërit Moisi dhe Artan Habilaj, të cilët udhëtonin me makinën e ish-ministrit në rrugën Fier-Levan nën shoqërinë e dy vajzave. Vetë Nazeraj ka treguar më pas gjatë një interviste se shoqërimi i tyre në komisariat nuk ka zgjatur as 10 minuta për shkak të ndërhyrjeve “nga lart”.

Kuptohet që ndërhyrje të tilla vinin vetëm prej Saimir Tahirit, asokohe Ministër i Brendshëm. Pas kësaj ngjarje SHKB-ja nisi ta survejonte oficerin Nazeraj dhe të inskenonte një rast korrupsioni për dënimin e tij. Për t’u dukur i ‘besueshëm’ ky inskenim, bashkë me të përfunduan në Prokurori edhe dy kolegë të tij; Bledar Naçi dhe Benard Feza. Të tre këta oficerë akuzoheshin se i kishin marrë 8 mijë lekë të reja një shtetasi. Por në fakt motivi i kallëzimit ishte thjesht sepse Anonio Nazeraj kishte guxuar të ndalonte dhe shoqëronte në burg kushërinjtë e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Pas këtij rasti Antonio Nazeraj dha dorëheqje nga Policia e Shtetit dhe u largua në Holandë për të kërkuar azil.

The post “Nëse kthehem në Shqipëri jam 100% i vdekur” Ish oficeri i antidrogës fiton azilin në Holandë appeared first on GazetaBlic.

Marre nga GazetaBlic

Loading...
SuperDyqani