Aktualitet Lajme

KED “shteron” kandidatët për Kushtetuesen dhe ILD-në

Loading...

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vazhdon kontrollin e kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë. Konstatimi i radhës është bërë ndaj atyre që nuk kanë dorëzuar dokumentet në kohë, por edhe i atyre që janë tërhequr nga gara, për shkak se KED-ja ka detyrimin të publikojë emrat e të tërhequrve apo edhe të të ndaluarve. Pas tyre, kandidatëve që ngelen në garë u bëhet pikëzimi pasi iu vijnë dokumentet.

Në total janë 42 kandidatë që garojnë për Kushtetuesen e mbetur me vetëm një anëtar dhe 10 kandidatë për Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë, një organ ende inekzistent. KED-ja duhet të rendisë 18 emra për Gjykatën Kushtetuese dhe 5 të tjerë për Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë, të cilët më pas duhet të votohen, çka do të sillte ringritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe lindjen e ILD-së.