Aktualitet Lajme

KE anulon delegacionin që do vëzhgonte zgjedhjet në Shqipëri, zbulohet arsyeja

Loading...

Pak më parë, KE ka bërë të ditur se ka anuluar delegacionin që do vinte në Shqipëri për të vëzhguar zgjedhjet.

Në këtë njoftim, bëhet e ditur se ky vendim u morr për shkak të pasigurisë së vazhdueshme lidhur me organizimin e zgjedhjeve lokale dhe për rreziqet e mundshme që paraqesin disa zona të caktuara.

Njoftimi i plotë:

Loading...

Në vijim të emailit të mëposhtëm, me të cilin ju ftojmë në një takim me një delegacion të Kongresit të Autoriteteve Rajonale e Lokale të Këshillit të Evropës, po ju informojmë se udhëheqja e Kongresit (Presidenti në konsultim me dy Presidentët e Dhomave, në përputhje me rregullat e Kongresit) ka vendosur të mos dërgojë në Shqipëri një Delegacion Vëzhgues Zgjedhjesh nga Kongresi për shkak të pasigurisë së vazhdueshme në lidhje me organizimin e zgjedhjeve lokale në Shqipëri më 30 qershor dhe për për shkak të rreziqeve të mundshme për sigurinë në disa zona të caktuara.

Ju kërkojmë ndjesë për çdo problem që mund t’ju shkaktojë anulimi në çastet e fundit dhe ju falënderojmë për gatishmërinë për të korresponduar me Kongresin.

The post KE anulon delegacionin që do vëzhgonte zgjedhjet në Shqipëri, zbulohet arsyeja appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi

Loading...
SuperDyqani