Kavajë/ Të rinjtë me makinë me qira përplasin në trotuar nënën me dy fëmijë, 2 të vdekur, 4 të plagosur (Emrat)

KAVAJË– Dy persona kanë mbetur të vdekur dhe 4 të tjerë janë plagosur rëndë nga një aksident që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në dalje të qytetit të Kavajës.

Dosja.al mëson se një makinë e marrë me qira, ku po udhëtonin tre të rinj ka përplasur një grua e cila po ecte me dy vajzat e saj në trotuar.

Për pasojë kanë mbetur të vdekur nëna e dy vajzave, e identifikuar si Lumturie Demrozi, 48 vjeçe dhe njëri nga pasagjerët, Gentian Belba, 23 vjeç.

Dy vajzat e viktimës Demrozi, pasagjeri tjetër dhe shoferi i automjetit tip Benz me targa AA615VO ndodhen në spitalin e Durrësit. Deri më tani, bëhet me dije se dy prej të plagosurve, të cilët u dërguan në spital me makina të rastit janë në gjendje të rëndë.

Mësohet gjithashtu se automjeti që shkaktoi përplasjen fatale për nënën e dy vajzave dhe të riun, po udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara. Dëshmitarët nga vendngjarja tregojnë si Benzi ka dalë nga rruga dhe ka marrë përpara tre këmbësoret. 

Ende nuk bëhen me dije identitetet e të plagosurve, ndërkohë që autoritetet përkatëse kanë mbërritur në vendngjarje. 

(f.m/dosja.al)

The post Kavajë/ Të rinjtë me makinë me qira përplasin në trotuar nënën me dy fëmijë, 2 të vdekur, 4 të plagosur (Emrat) appeared first on .

Marre nga