Lajme

Kavajë, Partia Socialiste prezanton kandidatin, ai është Redi Krali

Loading...

Partia Socialiste ka prezantuar Redi Kralin si kandidatin e saj dhe të koalicionit që drejton për kryetar të Bashkisë së Kavajës. Në një takim të strukturave të socialistëve të Kavajës është bërë i njohur edhe zyrtarisht edhe emri i kandidatit.

Partia Socialiste dhe 20 forcat e tjera politike aleate të saj, pjesë e koalicionit Aleanca për Shqipërinë Evropiane, kanë nisur kështu prezantimin e kandidatëve për kryetarë të bashkive dhe të kandidatëve për anëtarë të këshillave bashkiakë në të gjithë vendin.

Sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor, nesër, më 13 maj, është afati i fundit për regjistrimin e kandidatëve.

Deri tani, prani Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve janë regjistruar 42 parti politike, ndërkohë që janë edhe dy koalicione. Njëri është koalicioni Aleanca për Shqipërinë Evropiane, i cili ka mbledhur 21 parti politike nën drejtimin e Partisë Socialiste, dhe tjetri është koalicioni Shpresa për Ndryshim, i cili ka mbledhur shtatë parti politike nën drejtimin e Partisë Aleanca Kuq e Zi.

Forcat politike opozitare, nën drejtimin e Partisë Demokratike, kanë refuzuar të jenë pjesë e zgjedhjeve vendore, të cilat do të zhvillohen më 30 qershor.

Marre nga Next TV

Loading...