Lajme

Kavajë, Bashkia dhe Myftinia shtrojnë iftar për besimtarët agjërues

Loading...

Bashkia e Kavajës, në bashkëpunim me Myftininë, kanë organizuar shtrimin e një iftari për besimtarët myslimanë agjërues. Gjatë muajit të Ramazanit, iftari përbën kohën e ngrënies pas një dite të gjatë agjërimi.

Loading...

Përtej konsumimit të ushqimit, iftari përbën edhe ritualin e bashkimit të besimtarëve, të cilët kanë sakrifikuar gjithë ditën si dëshmi e besimit të tyre tek Zoti.

Kryebashkiaku Isa Sakja, teksa iu ka uruar besimtarëve agjërim sa më të lehtë, shprehu besimin e tij se muaji i Ramazanit do të shërbejë si thirrje dhe lutje për më tepër paqe dhe begati në vendin tonë.

Edhe Myftiu Besnik Leçini, teksa ka falenderuar kryetarin e Bashkisë së Kavajës, ka theksuar se Ramazani është muaji i shpresës për një të ardhme më të mirë.

Marre nga Next TV

Loading...
SuperDyqani