Lajme

Kapshticë, sekuestrohen euro, dollarë dhe dokumente për vizat, pranga turkut –

Loading...


Policia në pikën kufitare të Kapshticës ka sekuestruar një sasi eurosh, dollarë si dhe vula pasaportash.

Një 52-vjeçar nga Turqia ka rënë në pranga, ndërkohë që policia thotë se ka sekuestruar 5300 dollarë dhe 4095 euro. Dyshohet se vulat e pasaportave përdoreshin për falsifikimin e dokumenteve.

“Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, si dhe kontrolleve të shtuara , shërbimet e Policisë Kufitare , gjatë kontrollit në vijën e dytë të mjetit tip autobus me drejtues shtetasin turk A.U, 52 vjeç, në një çantë personale të tij , gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5300 Dollarë dhe 4095 Euro të pa deklaruara në kufi, si edhe 350 pulla vizash të huaja të dyshuara si të falsifikuara”, – thotë Policia.

Njoftimi:

Policia Kufitare e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Korçë vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë që mund të zhvillohen në Pikat e Kalimit Kufitar.

Gjatë kontrolleve është goditur një tjetër rast i tentativës për transferta të paligjshme parash jashtë vendit, si edhe falsifikimit të vizave.

Në pranga është vënë një shtetas turk dhe janë sekuestruar 5300 Dollarë, 4095 Euro si edhe 350 pulla vizash të huaja të dyshuara si të falsifikuara.

Loading...

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, si dhe kontrolleve të shtuara , shërbimet e Policisë Kufitare , gjatë kontrollit në vijën e dytë të mjetit tip autobus me drejtues shtetasin turk A.U, 52 vjeç, në një çantë personale të tij , gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5300 Dollarë dhe 4095 Euro të pa deklaruara në kufi, si edhe 350 pulla vizash të huaja të dyshuara si të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Marre nga TPZ.al

Loading...
SuperDyqani