Lajme

Kanë në dorë fatin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, tre anëtarët e KPA me mesatare 6.4 e 6.9 (Dokument) –

Loading...


Luan Daci është një nga 7 anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Sot në mediat u publikuan disa dokumente që ai kishte marrë një masë disiplinore nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe e kishte fshehur. Por përveç këtyre dokumenteve, Daci ka dhe probleme të tjera. Ai ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë, por shkolla që ka bërë ai për tu bërë gjyqtar ka qenë e ashtuquajtura “Kursi 6-mujor i Plepave”, shkollë që bëhej në Durrës, ku për 6 muaj mund të bëheshe gjyqtar.

Në diplomën e tij që shihet se notat e tij janë një mozaik i vërtetë, pasi fillojnë që nga 6-ta deri tek 10-ta. Edhe pse Luan Daci nuk ka një shkollë të mirëfillte dhe ka nota me mesatare disi të ulët, ai sot vendos për fatin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve që kalojnë në Vetting.

Por Daci nuk është i vetmi që ka nota të ulëta. Edhe notat e marra gjatë fakultetit të anëtarit tjetër të KPA, Ardian Hajdarit. Për Hajdarin mesatarja është më e ulët, pasi në notat e tij mbizotërojnë 5-at dhe 6-at.

Por dhe një tjetër anëtare që është zëvendësuese, Mimoza Tasi Pano, ka të njëjtin problem me dy kolegët e saj. Të gjithë çalojnë tek notat që kanë marrë në fakultet. Zonja Pano në CV e saj shkruan se ajo ka mbaruar shkollën e lartë me mesatare 6.9.

Të tre këta gjyqtarë janë anëtarë të KPA, një institucion që vendos për fatin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve të tjerë. Këta anëtarë që kanë një formim me mesatare shumë të ulët sot vendosin për fatin e kolegëve të tyre, të cilët mund të ketë kualifikime shumë herë më të larta. Këto janë rezultatet e drejtësisë së re, që po kërkohet të vendoset në Shqipëri me Reformën në Drejtësi./Dosja.al/

Marre nga TPZ.al

Loading...