Lajme

Kandidatët e PS/ Basha flet me emra: Vendosi vrasës me pagesë!

Loading...

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas caktimit të datës për protestën e radhës kombëtare me 25 maj në orën 19:00, tha para mediave se detyra kryesore e opozitës është që të vijojë betejën kundër kësaj qeverie, të cilën e cilësoi si juntë ushtarake që po rrezikon rendin demokratik.

Lideri demokrat komentoi edhe disa emra nga Partia Socialiste, të cilët janë zgjedhur prej saj si kandidatë për këshillat bashkiakë. Ai tha se Abedin Uruçi në Kukës dhe dhe Imer Lala në Dibër kanë probleme të theksuara me ligjin.

Loading...

“Kush ulë kokën dhe nuk bëhet pjesë e kësaj beteje do të jetë shërbëtor dhe skllav i krimit. Skenari tjetër është që Shqipëria të bie si demokraci, dhe natyrisht ne këtë skenar nuk mund ta pranojmë dhe betejën do të ngremë çdo ditë  e më shumë, për të mposhtur këtë grusht shteti dhe këtë juntë. Zgjedhje me 30 qershor nuk do të këtë. Ne si opozitë iu kemi borxh qytetarëve të jemi në ballë të kësaj proteste. Vlera e një qeverie është kur zbatohet kushtetuta e ligji dhe nuk ka shanas që shqiptarëve t’ju imponohen përdhunues dhe vrasës. Kandidatë në kundërshtim me ligjin nuk mund  të kandidojnë.

Në fakt për shumicën e tyre provat kanë dalë dhe janë bërë publike, pavarësisht në disa raste disa media i shërbejnë amnezisë. Kjo është një thirrje të nxjerrin arkivin dhe ti marrin  me radhë se kush janë këta kandidatë. Vrasës me pagesë si Abedin Uruci, Imer Lala, të jemi në këtë betejë aq sa mundemi. Sa  të mundeni hapni arkivin se këta janë të denoncuar me emër dhe mbiemër tash e pesë vite.

Imer Lala është kriminel, Bedri Hoxha nuk ka asnjë mbështetje kur bëhet fasadë me juntën. Sot ndodheni në një betejë për jetë a vdekje.Ne kurrë nuk kemi bërë thirrje për dhunë dhe ne distancohemi nga aktet e dhunës. Komandant i zemërimit popullor nuk është Lulzim Basha, por ne shpalosim programin politik” tha Basha.

Marre nga Next TV

Loading...
SuperDyqani