Aktualitet Lajme

Kandidat për SPAK-un, caktohet data e vetting-ut për Vladimir Marën

Loading...

Prokurori i Krimeve të Rënda, Vladimir Mara do i nënshtrohet procesit të rivlerësimit më 12 qershor, në orën 12:00. Njoftimi është bërë publik nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Trupa gjykuese përballë së cilës do të dalë prokurori Mara përbëhet nga: Pamela Qirko, Firdes Shuli, Alma Faskaj.

Vladimir Mara, pjesë e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, është një prej dy prokurorëve që ka në dorë edhe dosjen ‘339’, materialet e së cilës e kanë futur vendin në një krizë të thellë politike.

Mara është edhe një prej 24 kandidatëve për t’u bërë pjesë e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion dhe Kundër Krimit të Organizuar dhe KLP po i trajton me prioritet kandidatët në mënyrë që të ngrihet sa më shpejtë ky institucion i ri i drejtësisë në Shqipëri.

Loading...

Donika Prela, Dritan Prençi, Arben Kraja, Edvin Kondili dhe Eneid Nakuçi janë kandidatët për SPAK që janë konfirmuar në detyrë pas procesit të vetting-ut. Ndërkohë që për Shkëlzen Cenën, gjithashtu kandidat për SPAK-un, vendimi i KPK-së do të bëhet publik më 14 qershor.


Top Channel

Marre nga Top Channel

Loading...
SuperDyqani