KOSOVA

Kam zbuluar vetëm pak rreth Kosovës –

Loading...

10:10, 12 Maj 2019

Ish anëtari i Këshillit të Evropës Dick Marty, i cili pati shkruar një raport lidhur me luftën në Kosovë – ku akuzon pjestarë të UÇK-së për trafikim organesh – tha se e gjithë e vërteta rreth krimeve në Kosovë nuk dihet ende.

Sipas tij shumë fajtorë nuk janë përgjigjur për atë që kishin bërë.

“Vetëm e vërteta rreth konfliktit në Kosovë mund të çojë në pajtimin dhe unë kam zbuluar vetëm pak nga ajo. Ka ende shumë punë për t’u bërë në këtë fushë”, tha Marty në një intervistë për Vecernje Novosti.

Marty tha se libri i tij i fundit, “Një ide e caktuar e drejtësisë”, flet saktësisht për këtë. Libri përmban elemente të zbuluara nga Marty në hetimet e tij, ku shumë krime dhe kriminelë mbeten të pandëshkuar, siç është rasti me udhëheqësit shqiptarë në Kosovë, thuhet në fletushkë.

Sipas ish-prokurorit të shtetit për kantonin zviceran Ticino, shumë kohë është humbur në krijimin e një gjykate për krimet e luftës për UÇK-në në Kosovë.

Ai thotë se ende nuk ka rezultate dhe se epilogu i tërë asaj që ka të bëjë me krimet në Kosovë është i paqartë.

“Edhe në konfliktin sirian, të gjithë përpiqen të fajësojnë pushetin. Gjërat nuk janë aq të thjeshta”, thotë Marty.

Mbi bazën e raportit të Martyt është themeluar edhe Gjykata Speciale në Hagë, e cila tashmë veçse ka nisur t’i ftojë për intervistim ish-krerët e UÇK-së.

Marre nga KlanKosova

Loading...