Aktualitet

Kaloi 1.1 ton kanabis me kamion drejt Greqisë, arrestohet i shumëkërkuari (EMRI+VIDEO)

Loading...

Mallakastër- Në prangat e policisë ka rënë Qamil Muçaj pasi ishte i dënuar për trafik droge me 7 vite e 4 muaj burg. Sipas policisë Muçaj është arrestuar pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë e ka dënuar  atë me 7 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”.

Dënimi për 46-vjeçarin është dhënë pasi ky i fundit në  shkurt të vitit 2017 kaloi drejt Greqisë rreth 1.1 ton kanabis me anë të një kamioni.

Në lidhje me këtë ngjarje në atë kohë u arrestuan edhe 3 doganierët që ndihmuan Muçajn të kalonte kufirin. Konkretisht në pranga ranë: Ylli Rustemi, doganier pranë Doganës Kakavi, Gjirokastër, Vladimir Skrapalliu, inspektor policie pranë Pikës së Kalimit Kufitarë Kakavi, Blerim Mëhilli, inspektor policie pranë Pikës së Kalimit Kufitarë Kakavi. Ndërsa në kërkim u shpall inspektori, Klement Budo.

Njoftimi i policisë:

Mallakastër

Vijon zbatimi i planit të masave për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Loading...

Kapet dhe ndalohet një shtetas për “Trafikim të lëndëve narkotike” i dënuar me 7 vite e 4 muaj burg. Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, si rezultat i një pune të mirëorganizuar dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u bë lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:

Q.M, 46 vjeç, banues në Mallakastër.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë me Vendimin e datës 21.05.2018, e ka dënur me 7 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale.

J.V/Dosja.al

 

The post Kaloi 1.1 ton kanabis me kamion drejt Greqisë, arrestohet i shumëkërkuari (EMRI+VIDEO) appeared first on .

Marre nga

Loading...
SuperDyqani