“K9” kontrollon gjithçka që lëvizë afër hotelit ku po qëndron Bill Clinton

Pas Njësisë Speciale të Kosovës e cila ka filluar kontrollet dhe po përkujdeset për sigurinë e perimetrit ku po qëndron ish-presidenti i SHBA-ve dhe zyrtarë tjerë të vendeve të ndryshme në Prishtinë, ka filluar edhe kontrolli i njësisë “K9”, raporton Gazeta Blic.

Kjo njësi e përbërë nga qen të trajnuar për situata të tilla ka kontrolluar çdo veturë e cila po gjendet në rrugën “Tringë Smaili” në qendër të Prishtinës.
Përveç kësaj njësie, të pranishëm janë edhe njësite tjera të Policisë së Kosovës.

Ndryshe, në ora 11:00 në qendër të Prishtinës përkatësisht në sheshin “Skënderbeu” do të mbahet edhe ceremonia zyrtare e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë./Gazeta Blic.


 

 

 

Marre nga GazetaBlic