Sport

Juventus, Inter apo Manchester United? E ardhmja e Contes në mëdyshje

Loading...

Vazhdon edhe më tutje të përflitet sa i përket të ardhmes së tij.

Fjala ështëc për Antonio Conten, i cili edhe më tutje nuk është i sigurtë se cilën skuadër do ta udhëheq në edicionin e ri, shkruan GazetaBlic.

Edhe pse që nga fillimi raportohej se Interi është në “pole-position” për të nënshkruar me ish-trajnerin e Chelseat, largimi pothuajse i sigurtë i Allegrit drejt PSG-së, ka shtyer drejtuesit e Juventusit që të mendojnë seriozisht për rikthimin e teknikut italian.


Njëri nga opsionet mbetet edhe Manchester United, por që ende nuk ka pasur kontakte mes palëve sa i përket kësaj çështjeje.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në afatin kalimtar të verës, aty ku pritet të jetë mjaft “nxehtë” në lëvizjet eventuale të trajnerëve.

/GazetaBlic/

Burimi

Loading...