Sport

Juve-Ajaks alarm huliganësh, policia ndalon 5 ultras të armatosur –

Loading...

Disa tifozë holandezë, që ishin nisur drejt Torinos për të qenë të pranishëm në sfidën e kthimit të vlefshme për çerekfinalen e Champions League mes Juventusit dhe Ajaksit, janë kapur nga policia italiane teksa ishin në posedim të armëve, dorezave, mbrojtësve të dhëmbëve dhe mjeteve piroteknike.

Ultrasit janë kapur në autostradë pranë Torinos nga ana e Digos-it, ndërsa pas ngjarjes ka reaguar dhe ministry Salvini. “Luftojmë kundër çdo forme të dhunës brenda apo jashtë stadiumeve. Këta keqberës nuk duhet të shkelin më në stadium. Falënderoj Policinë e Torinos dhe rrugaçët holandezë nuk do ta shohin ndeshjes”.

Por vëmendja është në shkallën më të lartë pas përplasjeve mes ultrasve dhe policisë holandeze më 10 prill në Amsterdam, jashtë “Johan Cruijff Arena”-s. Policia holandeze u ishte përgjigjur me goditje dhe makinat e hedhjes së ujit. 120 tifozë të Juves u arrestuan pasi ishin në posedim të shkopinjve, levave dhe bombola spraji djegës.

(Balkanweb)

Marre nga Balkanweb

Loading...
SuperDyqani