KOSOVA

Jonida Maliqi performon në Eurovision (VIDEO) –

Loading...

22:15, 16 Maj 2019

Sonte në Tel Aviv të Izraelit është duke u mbajtur nata e dytë gjysmëfinale e festivalit ‘Eurovision 2019’.

Në mesin shteteve që performuan sonte është edhe Shqipëria, e cila u përfaqësua nga  këngëtarja Jonida Maliqi me këngën “Ktheju Tokës”.

Maliqi gjatë performancës së saj kishte të veshur një fustan ngjyrë të zezë që i rrinte shumë bukur, këngëtarja mori mbështetje të madhe nga publiku që ishte aty.

Kjo është lista e shteteve që garojnë në gjysmëfinalen e dytë të ‘Eurovision 2019’ dhe këngët përfaqësuese:

  1. Armenia – Srbuk me “Ëalking Out”
  2. Irlanda – Sarah McTernan me “22”
  3. Moldavia – Anna Odobescu me “Stay”
  4. Zvicra – Luca Hänni me “She Got Me”
  5. Letonia – Carousel me “That Night”
  6. Rumania – Ester Peony me “On A Sunday”
  7. Danimarka – Leonora me “Love Is Forever”
  8. Suedia – John Lundvik me “Too Late For Love”
  9. Austria – PÆNDA me “Limits”
  10. Kroacia – Roko me “The Dream”
  11. Malta – Michela me “Chameleon”
  12. Lituania – Jurij Veklenko me “Run Ëith The Lions”
  13. Rusia – Sergey Lazarev me “Scream”
  14. Shqipëria – Jonida Maliqi me “Ktheju Tokës”
  15. Norvegjia – KEiiNO me “Spirit In The Sky”
  16. Holanda – Duncan Laurence me “Arcade”
  17. Maqedonia e Veriut – Tamara Todevska me “Proud”
  18. Azerbajxhani – Chingiz me “Truth”

Renditjet e tyre janë të kombinuara për çdo vend, ku këngët më popullore marrin 12 pikë, të tjerët marrin 10, pastaj 8, 7 dhe kështu me radhë, deri në 1 pikë për këngën e tyre më të preferuar.

Loading...

Juritë vendosin pikët e tyre bazuar në katër elementë kryesorë: Vokali i këngëtarit, performanca në skenë, përbërja dhe origjinaliteti i këngës, si dhe përshtypja e përgjithshme e aktit.

 

 

Marre nga KlanKosova

Loading...
SuperDyqani