Lifestyle

Jolie kthehet në ekran –

Loading...

Angelina Jolie do të kthehet në ekranin e madh e veshur sërish me mantelin e zi dhe flokët e mbledhur për t’u zëvendësuar nga brirët.

Kështu e shfaq trajleri ‘ filmit “Maleficent: Mistress of Evil” ku Jolie ka rolin e shtrigës e cila nga ligësia e saj lëshon një mallkim mbi princeshën Aurora, e interpretuar nga aktorja Elle Fanning.

Loading...

Ritregimi modern i jetës në arratisje të së bukurës së fjetur do të risjellë gjithashtu Michelle Pfeiffer në rolin e mbretëreshës Ingrith, armikja kryesore e Jolie.

‘Maleficent 2’ vjen si vazhdimi i filmit të suksesshëm të 2014, i cili mblodhi më shumë se 750 milionë Dollarë fitime në mbarë botën.
Walt Disney Pictures ka njoftuar se “Maleficent: Mistress of Evil” pritet të dalë më 18 Tetor.

Tv Klan

Marre nga TvKlan

Loading...
SuperDyqani